HARRIM (Olvido) 
                     
                   Nëse më vret 
                   tani
                   
                   asnjëherë nuk do ta dish 
                   çfarë është harrimi.
                   
                   Dje unë   të vrava sërish.
                  
                   
                  AJO IKEN (Ella va) 
                     
                   Ajo ikën
                   duke   çarë ajrin,
                   duke zhveshur horizontin,
                   rikthen copëzat e harresës
                   kur   dallgëzon buzëqeshjen
                   mbi mermerin e pasqyrës.
                   
                   Ajo e lidh misterin si   rripin e mesit,
                   kreh qelibarët
                   që durojnë furtunat,
                   ujit   jaseminët
                   të larë me padrejtësi,
                   në buzët e saj
                   pikturon   pafundësinë,
                   ndërkohë që ndërton dritaret
                   me dushqet përreth.
                   
                   Ajo   ikën
                   duke pjekur durimin
                   dhe duke u rrëmbyer
                   nga shtrati i saj   transparent.